Një ditë pas protestës së parë kombëtare në Tiranë, të thirrur nga Sali Berisha pas rikthimit të tij në krye të PD-së, ish-kryeministri do të vazhdojë me axhendën e tij të përjavshme.
Sot ashtu si çdo të premte, Berisha do mbajë një konferencë më gazetarët në orën 12:00.
“Mirëmëngjes miq, Pas protestës madhështore mbrëmë, ju ftoj të më ndiqni në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, sot në orën 12.00”, shkruan Berisha në një postim në ‘Facebook’.
Dje për mbi 2 orë opozita, e mbështetur nga qytetarë ‘zbarkoi’ në shesh para Kryeministrisë ku protestuan kundër qeverisë ‘Rama’./albeu.com