Vëllai i vogël i Shinzo Abe ka folur për gazetarët në Tokio dhe ka thënë se ish-kryeministri aktualisht po merr transfuzion gjaku në spital.
Ai theksoi se pi bëhen të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.
Nobuo Kishi, i cili shërben si ministër i mbrojtjes në qeverinë japoneze, shton se pavarësisht nga motivet e sulmuesit, sulmi është një akt i pafalshëm.
Zyrtarët më herët thanë se Abe u qëllua në qafë dhe gjoks dhe kishte pësuar gjakderdhje të konsiderueshme të brendshme.
Ish-kryeministri japonez ndodhet në gjendje të rëndë në spital.