Çdo ditë e më shumë ka detaje për risitë e Eric ten Hag.
• Ten Hag u tha lojtarëve se do të pezullonte këdo që do të nxirrte informacion nga dhoma e zhveshjes.
• Lojtarët do të hiqen nga skuadra nëse vonohen në stërvitje dhe në takimet e ekipit. Reputacioni dhe statusi nuk kanë asnjë rëndësi për Ten Hag.
• Lojtarët e futbollit nuk lejohen të pinë alkool para ndeshjeve për t’u siguruar që lojtarët të jenë në formën më të mirë të mundshme.
• Eric dëshiron të mbajë kuzhinierët aktualë në bazë, në mënyrë që lojtarët të mos kenë nevojë të punësojnë stafin e tyre personal. Menuja në Carrington do të përditësohet, do të ketë dukshëm më shumë peshk dhe perime.
• Secilit lojtar i është dhënë një dietë e personalizuar dhe do të kontrollohet çdo muaj për t’u siguruar që ata të qëndrojnë në formë.
• Ten Hag u tha gjithashtu lojtarëve që të vinin tek ai nëse kishin ndonjë problem dhe të mos shkonin te agjentët. /albeu.com/