Duke folur në konferencën për shtyp, sulmuesi i ri i Milanit, Divock Origi, ka analizuar edhe sfidën në distancë me Lukakun, i cili u rikthye në Serie A, në radhët e Interit.
“Ai është një lojtar i madh, ne e kemi njohur njëri-tjetrin që kur ishim fëmijë. Fakti që ai ndodhet këtu është një lajm i mrekullueshëm për Serie A.
Do të jetë kënaqësi të kemi gjithë këtë cilësi këtu në Itali, ku ka lojtarë të këtij kalibri. Do të jetë një nder të luaj kundër tij”, është shprehur sulmuesi belg./ h.ll/albeu.com