Çfarë po ndodh me qeverinë e Boris Johnson? Dy deputetë të tjerë “përshëndeten”, shkon në 41 numri i dorëheqjeve

James Daly, një ndihmës ministror në Departamentin e Punës dhe Pensioneve, ka dhënë dorëheqjen.

David Mundell ka dhënë gjithashtu dorëheqjen si i dërguari tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në Zelandën e Re.

Mundell tha se është “shumë i zhgënjyer” që Johnson nuk i ka dëgjuar kolegët që i thonë të largohet.

Ai shtoi se i dërgoi një letër mosbesimi Kryeministrit Komitetit  në fillim të kësaj jave dhe kërkoi që një votim tjetër të bëhej “si një çështje urgjente”.

Deri më tani numri i të dorëhequrve ka shkuar në 41./albeu.com


Shtuar 6.07.2022 22:40