Nesër protesta e Berishës, qeveria heq kërpudhën e famshme (VIDEO)

Nesër, në orën 19:00, te Kryeministri do të zhvillohet protesta e thirrur nga Berisha, për të cilën ky i fundit ka thënë se do të jetë më e madhja ndonjëherë dhe ka për qëllim largimin e Ramës nga pushteti.

Ndërsa ora po afron, qeveria ka filluar të marrë masa. Nga pamjet e siguruara nga Albeu.com shihet se po hiqet kërpudha e famshme para Kryeministrisë.

Objekti është vendosur për herë të parë në 2015. Ajo u dëmtua gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës

Aso kohe, pas vendosjes sërish në vend, Rama këshilloi qytetarët të mos e ngacmojnë më./albeu.com


Shtuar 6.07.2022 12:56