Një “Osman” për Mourinho, Roma zyrtarizon lojtarin më të ri

Roma ka zyrtarizuar transferimin e Mehmet Zeki Celik si lojtarin më të ri të saj. Jose Mourinho në këtë mënyrë ka përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi  në rrjetet sociale, me lojtarin që ka thënë edhe fjalët e para si verdhekuq.

“Për mua është nder të luaj për një klub kaq të rëndësishëm. Kam ambicie të mëdha dhe dua të kontribuoj në suksesin e ekipit. Ndihem i gatshëm dhe i fokusuar, nuk dorëzohem kurrë dhe gjithmonë do të më shihni duke luftuar”, ka deklaruar Çelik.

Kujtojmë se Celik kaloi nga skuadra e Lille, me Romën që derdhi në arkat e klubi francez 7 milionë euro plus 15% të të vlerës në rast rishitjeje nga ekipi italian./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 5.07.2022 11:19