Murrizi çon në SPAK Lleshajn, tenderi i uniformave iu dha një kompanie dherash

Myslim Murrizi, i shoqëruar nga Halit Valteri dhe Halil Jakimi janë paraqitur pak minuta më parë në SPAK, ku kanë depozituar një kallëzim për tenderin e uniformave që është kryer në Ministrinë e Brendshme.

Murrizi e paralajmëroi këtë padi në Kuvend, gjatë të mërkurës së kaluar, ku u përplas dhe me ministrin Lleshaj, për atë që sipas tij, fle gjumë ndërkohë që poshtë hundës së tij kalojnë akte korrupsioni.

Sipas Murrizit tenderi i Uniformave iu dha një kompanie që kishte si objekt në QKB, pastrimin e dherave, që nuk kanë asnjë lidhje me atë që kanë fituar.


Shtuar 3.08.2020 09:04