“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës”, Florian Marku bën publike datën e ndeshjes së madhe në “Air Albania”

Momenti i madh ka ardhur, pritja ka marrë fund, “AlbaniaKing”  është gati për të realizuar ëndrrën e tij të madhe dhe për të çuar mijëra zemra shqiptarësh në peshë, pasi data për ndeshjen në “Air Albania” është bërë publike.

Florian Marku do të zhvillojë ndeshjen në mes të Tiranës më 25 gusht, teksa pritet që stadiumi të jetë i tejmbushur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Marku me një postim në rrjetet e tij sociale duke publikuae një baner të titulluar “Homecoming” dhe datën e ndeshjes, teksa emri i kundërshtarit pritet të zbulohet gjatë kësaj jave edhe pse pak rëndësi ka kjo e fundit.

Postimi i Markut:

“Ju premtoj që do të jap shpirtin për t’iu bërë krenarë akoma edhe më shumë”, shkruan ndër të tjera Marku.

“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Në datën 25 Gusht ju pres të gjithëve në ‘Air Albania’. Kundërshtari dhe info rreth biletave do dalin këtë javë.

Ju premtoj që do jap shpirtin për t’iu bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës”, ka shkruar Marku. /albeu.com