Lë pas Ronaldon dhe Lewandowskin, Immobile fiton “Këpucën e Artë”

Ciro Immobile është fituesi i Këpucës së Artë për edicionin 2019/20.

Immobile ka shënuar 36 gola me fanellën e Lazio, duke lënë prapa tij emra si Robert Lewandowski e Cristiano Ronaldo.

Lewa ka shënuar 34 gola gjatë këtij sezoni me fanellën e Bayern Munich, me sezonin në Bundesliga që përfundoi më herët sesa ai i Serie A.

Ndërsa, Cristiano Ronaldo kishte 31 gola dhe nuk u paraqit në ndeshjen e fundit, duke bërë që Immobile ta kishte të sigurt çmimin edhe para fundit të ndeshjes së sotme.

5 galashënuesit më të mirë të këtij sezoni

Ciro Immobile, Lazio – 36 gola (72)

Robert Lewandowski, Bayern Munich – 34 gola (68)

Cristiano Ronaldo, Juventus – 31 gola ( 62)

Timo Werner, Leipzig – 28 gola (56)

Lionel Messi, Barcelona – 25 gola (50)


Shtuar 1.08.2020 21:01