Fillimet e karrierës së tij, Ledri Vula, i pati në “Babastars” deri në 2012 kur ndau rrugët me grupin e njohur. Pas kësaj, Ledri nuk mbeti mik me anëtarët e “Babastars”.
Megjithatë duket se gjërat po ndryshojnë. Ai është parë i afërt me një prej njerëzve kryesor të “Babastars”, menaxherin Dekorim Sahiti.
Ky i fundit ka inaguruar lokalin e tij dhe është shfaqur pranë Vulës.
Tashmë mbetet vetëm të presim nëse do e shohim Ledrin krah Getoarit apo anëtarëve të tjerë të grupit.