Greg Rama fjalë prekëse për gjyshen: Këshillat e tua do jenë të paharrueshme tek unë!

Ditën e sotme, Aneta Rama u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura, që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏,” shkroi kryeministri Rama në postimin e dedikuar të ëmës.

Ndërsa, tashmë për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe nipi i saj, Greg Rama.

Bashkë me një foto kur duken bashkë duke parë në drejtim të një celulari, Gregu shkruan:

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe💫” /albeu.com/


Shtuar 1.08.2020 08:40