Deputeti Spartak Braho është dekoruar dhe nuk ka nguruar aspak që të shtrojë një drekë mes miqsh në ambient të mbyllur, pa frikën e virusit.
“Baba Taku” i rrethuar me miq të moshës së tij dhe deputetit socialist Arben Pëllumbi, duket se nuk ua ndjen fare për Covid-19, i cili së fundmi ka prekur edhe 3 deputetë.
Spartak Braho shihet teksa troket gotat e rakisë duke festuar dhe ushqehen me ëmbëlsira.
“Nga dekorimi i sotëm i “Baba Takut”, Spartak Braho, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- shkruan Agim Rama i cili ka publikuar edhe fotot.