Edhe pse nuk e kuptojmë plotësisht qëllimin e ëndrrave tona, kjo nuk e ndalon trurin të krijojë koncepte të bukura, por të çuditshme të një bote alternative. Por për disa arsye, disa objekte, veprime të zakonshme nuk na shfaqen kurrë në ëndrra. Elefantë që fluturojnë, betejat me të huajt, mund të jenë pjesë e repertorit tonë normal të ëndrrave. Por rrallëherë shohim telefona, pasqyra ose ushqim në ëndrra. Psikologët shpjegojnë se përse nuk i shohim disa gjëra në ëndrra.
1-Telefonat
Sipas hulumtimit, vetëm rreth 3.55% e grave dhe 2.69% e burrave shohin telefona në ëndrrat e tyre. Mund të jetë e lidhur me faktin se telefonat dhe pajisjet e tjera moderne janë shfaqur në jetën tonë kohët e fundit dhe truri nuk është mësuar me to. Ekziston një teori që ne ëndërrojmë në mënyrë që truri ynë të përpunojë ankthet dhe frikën tonë. Sipas, Alice Robb, autorja e një libri rreth ëndrrave, njerëzit kanë më shumë gjasa të shohin telefona në ëndrra kur po kalojnë disa ngjarje të forta në jetë, si humbja e një të dashuri.
2-Nuk shohim, dëgjojmë dikë që flet apo shkruan.
Pjesët e trurit tonë që janë përgjegjëse për interpretimin e gjuhës janë shumë më pak aktive kur ne jemi në gjumë. Disa njerëz nuk e dinë, ose s’e mbajnë mend çfarë flasin njerëzit dhe komunikimi mes tyre duket më shumë si telepatia. Ne mund të shprehemi, por nuk dëgjojmë ose shohim dikë që flet. E njëjta gjë vlen për kohën e leximit, të shkruarit ose të tregimit. Ne mund të marrim një ide të përgjithshme, por rrallë mund të dallojmë fjalë të caktuara.
3-Kur takon një të panjohur.
Ekziston një teori që truri ynë nuk mund të shpikë njerëz të rinj dhe të gjithë të huajt që shohim në ëndrrat tona janë ose njerëz që tashmë i kemi hasur diku ose fytyrat e tyre janë një kombinim i tipareve që i kemi parë.
4- Bërja e aktivitetit fizik.
Ju përpiqeni të vraponi, luftoni ose të hidheni lart, por duket sikur po lëvizni shumë ngadalë, pavarësisht se po përpiqeni shumë. Studiuesit thonë se ne mund ta perceptojmë kohën ndryshe gjatë gjumit, si më shpejt dhe më ngadalë. Kur ne jemi në gjumë, muskujt tanë janë të imobilizuar dhe të relaksuar gjatë kësaj kohe. Në këtë mënyrë, truri ynë sigurohet që të mos veprojmë sipas asaj që ëndërrojmë.
5-Sheh veten në pasqyrë
Pasqyrat dhe reflektimet janë koncepte enigmë kur bëhet fjalë për ëndrrat. Çështja është që në botën reale, reflektimet respektojnë ligjet e fizikës, por ëndrrat drejtohen nga pritjet dhe kujtimet tona nënndërgjegjeshme, dhe rregullat e jetës reale nuk zbatohen atje. Kështu që zakonisht do të shohim diçka të paqartë në pasqyrë. Ose mund të shohim fytyrat tona të shndërruara në një mënyrë të çuditshme.