Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Sarandë. Një një shtyllë është gjetur i varur një 62-vjeçar. Nga këqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com