Fitoi gjyqin me Heard, Disney i ofron Johnny Deep shumë marrëmendëse për t’u rikthyer në rolin e famshëm

Aktori i Hollivudit Johnny Deep thuhet se  do të kthehet në ekskluzivitetin e Disney-t “Pirates the Caribbean”, pasi  gjigandi i argëtimit i ka ofruar Deep-it plot 301 milion dollarë për ta kthyer në rol.

Depp u la i lirë nga ekskluziviteti në vitin 2018 pasi luajti në pesë filma, duke mbushur arkat e kompanisë, madje me disa nga filmat ishin me fitimprurësit e të gjitha kohërave.

Ajo që ndikoi në lënien e lirë të Deep ishte më pas edhe gjyqi me Amberd Heard, pas prentendimeve të kësaj të fundit se aktori kishte ushtruar dhunë, por që në fund Heard e humbi gjyqin.

Një burim i brendshëm është shprehur për median aurtraliane Poptopic se Disney është shumë i interesuar të rregullojë marrëdhëniet me Johnny Deep. Ata kontaktuan me aktorin përpara gjyqit të tij për shpifje kundër Heard dhe e pyetën nëse do të ishte i interesuar të kthehej për një ose dy filma “Pirates”./albeu.com