Pamje të reja kanë dalë nga aksidenti në Berat, ku një nënë 25-vjeçare humbi kontrollin e mjetit dhe ra në lumin Osum së bashku me të birin 6 vjeç dhe për pasojë humbën jetën të dy.
Siç shihet dhe nga pamjet, ka qenë parakalimi i gabuar i 25-vjeçares Klotilda Xhaferi, që ka çuar në aksident dhe për një moment përballë saj ka ardhur me shpejtësi një kamion. Kjo ka bërë që ajo të humbë kontrollin dhe të shkaktojë aksidentin tragjik ku humbi jetën bashkë me fëmijën e mitur.
Hetimet mbi këtë ngjarje po vijojnë./albeu.com