Nusja dy vite më e madhe, aktori turk që marrosi vajzat shqiptare po martohet! (FOTO LAJM)

Aktori që vajzat e gratë shqiptare lënë “kokën pas tij” po i jep fund beqarisë.

Aktori Baris Arduç do t’i japë fund beqarisë, ku këtë javë do të martohet me partneren e tij, Gupse Ozay.

Sipas shtypit vendas, Baris Arduç dhe Gupse Ozay do të martohen në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet dhe do ftojnë vetëm 5 persona, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ata janë në një romancë prej 6 vitesh. Baris Arduç është 32 vjeç ndërsa Gupse Ozay 35 vjeç.


Shtuar 29.07.2020 14:55