Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Shpejtim Bulliqi, është infektuar me COVID-19.
Bulliqi në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot është informuar nga IKSHP-ja se ka rezultuar pozitiv.
Ai po ashtu sqaron se gjendja shëndetësore është stabile dhe se do të qëndrojë në vet izolim.
“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë. Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv. Ju njoftoj se do të jem në vet izolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së. Gjendjen shëndetësore e kam stabile. Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektoni masat! Me respekt”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.