Ndërsa policia ka shkuar për të ekzekutuar urdhër arrestet, rezulton se dy prej tyre kanë ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për komisionerët Kasem Lala dhe Basir Bregu për të cilën Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin në kuadër të dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës.
SPAK u justifikua duke thënë se vd=ekjet kishin ndodhur në muajt e fundit dhe të ndjerët nuk ishin çregjistruar, ndërkohë që e vërteta qendron krejt ndryshe. Bashkëshortja e Kasem Lalës, Nafija, tregon se burri i saj ka vdèkur që në vitin 2018, dhe se ajo e ka ç’regjistruar sipas ligjit, dhe të gjitha procedurave.
“Bashkëshorti im ka vdèkur që në dhjetor të 2018-tës. Pas vdèkjes unë kam shkuar dhe e kam ç’regjistruar sipas asaj që e kërkon ligji. Brenda 40 ditëve plotësova të gjitha dokumentet e nevojshme, nuk e kuptoj se pse ata thonë që nuk është ç’regjistruar.
U ndjeva shumë e lènduar kur pashë emrin e tij në televizor, ai nuk ka pasur asnjë lidhje me dosjen 339, ka qenë komisioner me PD-në në zgjedhje”, është shprehur Nafije Lala.