Ministria e Jashtme e Bullgarisë kërkon hapa konkret nga Shkupi

Ministria e Jashtme e Bullgarisë një ditë pasi Parlamenti Bullgar miratoi propozimin francez të plotësuar me pozicionet e saj që janë të papranueshme për Maqedoninë kërkon nga Shkupi të tregon hapa konkret mbi aspiratat euro-integruese. Diplomacia bullgare përmes një kumtese thotë se Sofja është e gatshme për nënshkrimin e protokollit në përputhje me marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

“Është koha që faktorët relevant në Maqedoni të Veriut, jo me fjalë por me vepra të dëshmojnë paracaktimin dhe angazhimin e tyre për të ardhmen e tyre Evropiane dhe të rajonit. Shpejtësia me të cilin Maqedonia e Veriut do të rrugëton drejt anëtarësimit varet nga vetë ajo dhe nuk do të zvarritet asnjë proces derisa i plotëson përgjegjësitë për vlera Evropiane dhe marrëdhënie të mira ndër fqinjësore”, tha Ministria e Jashtme, Bullgari.

Ndërkohë presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në deklaratën e parë të tij pas vendimit të Kuvendit ka thënë se propozimi francez mund të ishte edhe më i mirë derisa politika bullgare do t’i kishte kushtuar më shumë rëndësi procesit dhe nuk do të kishin humbur kohë që politikat ndryshe të kryeministrit t’i shndërronin në zgjidhje të pranueshme.

Megjithatë ministri i jashtëm, Bujar Osmani thotë se derisa fjala protokoll i cili paraqet instrument të marrëveshjes mbetet në kornizë, Shkupi e ka të pamundur ta pranon propozimin francez. Sipas tij, rëndësi ka që edhe hapja e Kushtetutës të bëhet pas hapjes së negociatave.

“Kur të vjen propozimi francez ai duhet të kalon në Qeveri, pastaj në këshillin e koalicionit, pastaj të informohet Komisioni për politikë të jashtme në Kuvend dhe të njoftohet edhe presidenti dhe në fund të njoftohet presidenca franceze se cili është qëndrimi jonë. Por unë them se derisa hiqet fjala protokoll nga korniza dhe derisa përcaktohet saktë çfarë është para hapja e negociatave apo hapja e kushtetutës, respektivisht derisa tani parashikohet hapja e negociata, unë do të jem ai që do të bind Qeverinë, Parlamentin dhe Presidentin se ky propozim është i mirë për ne”, u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Osmani shtoi se propozimi i ri francez pritet të arrijë në adresë të MPJ-së deri më 30 qershor, kur edhe mbaron mandati i presidencës franceze më Këshillin e BE-së./Alsat.mk