Prej disa javësh, Robert Berisha ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë me Laureta Maqedonci. Ndonëse, kanë qenë prej kohësh bashkë, çifti zgjodhi pikërisht këtë moment ta ndante me fansat e tij.
Ndërkohë, së fundmi, dyshja duket se kanë nisur pushimet e para bashkë. Ata kanë shkuar në Turqi dhe nuk kanë nguruar të ndajnë momente në rrjetet sociale. Nën ritmet e muzikës, duket se po argëtohen vërtetë.
Kujtojmë që kjo lidhje e Robertit vjen disa vite pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, këngëtarja Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Renee.