Me prova, si po e çon Rusia në Siri drithin e vjedhur në Ukrainë (VIDEO)

Kanë dalë pamjet nga mënyra e transportimit të drithit të vjedhur nga Rusia në Ukrainë, drejt Sirisë.

Pamjet satelitore kanë forcuar akuzat se Rusia po transporton sasi të mëdha të drithit të vjedhur në Ukrainë për regjimin e Bashar al-Assadit në Siri.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka dokumentuar një varg dërgesash nëpërmjet terminalit më të madh të drithit në Krimenë e okupuar nga Rusia. Konsumatorët kryesorë janë qytetarët sirianë, pasi vendet e tjera e refuzuan dërgesën./REL