Sulmuesi Sadio Mane ka folur për kalimin e tij nga Liverpool te Bayern Munich.
Senegalezi tashmë ka nënshkruar kontratë me kampionët e Gjermanisë dhe ka kaluar vizitat mjekësore.
“Kur agjenti im më tha për herë të parë për interesimin e Bayernit, u kënaqa menjëherë”, tha Mane për Bild. Ishte e lehtë për mua të imagjinoja veten këtu. Për mua, kjo është zgjedhja e duhur që erdhi në kohën e duhur.
Agjenti tha se edhe klube të tjera ishin të interesuara, por menjëherë ndjeva nevojën për t’u transferuar në Bayern kur mësova për planet e tyre”, tha 30-vjeçari. /albeu.com/