A është e ligjshme përjashtimi i të infektuarve me Covid dhe emigrantëve nga votimi? Pëgjigjet OSBE-ODIHR

Teksa po bëjnë një raportim paraprak të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, vëzhguesit e OSBE-ODIHR u pyetën nëse janë apo jo të ligjshme përjashtimi i emigrantëve dhe personave të prekur me Covid nga procesi i votimit.

Vëzhguesit nuk dhanë një përgjigje të qartë për këtë, duke thënë se pandemia i kushtëzoi mjaft këto zgjedhje, dhe në disa raste autoriteteve iu desh që të vinin në vend të parë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

A është normale që nuk ka dalë ende përqindja e votuesve pas 20 orësh nga mbyllja e votimit dhe a është e ligjshme që nuk u mundësua votimi i personave të prekur me Covid, dhe karantina e vendosur për emigrantët, duke i pamundësuar votimin?

Përgjigja 1: Më lejoni që ti përgjigjem pyetjes së parë, ka pasur shumë diskutime mes vëzhguesve tanë, për çështje të ndryshme, pasi në disa vende të tjera, numërimi i votave bëhet në qendrat e votimit, sistemi në Shqipëri kërkon më shumë kohë. Më lejoni që tiu përgjigjem në këtë mënyrë, unë kam vëzhguar zgjedhjet në Bullgari dhe ka pasur probleme në qendrat e votimit, nuk mund tiu përgjigjem nëse një sistem apo një tjetër është më i mirë apo më i keq.

Ka anë të mira por edhe anë negative për këtë. Sa i takon votimit për personat emigrantë, edhe ky ka qenë problem, ne në Poloni dhe Bullgari arritën që të menaxhonin në mënyrë të kufizuar që ata të votonin, edhe për persona që jetojnë jashtë vendit. Ata patën të drejtën të ushtronin të drejtën e votës.

Përgjigja 2: Doja të jepja një koment të shkurtër, për shqiptarët që jetojnë në Greqi, dua të them opinionin tim personal që në raste të tilla, ka shembuj të ndryshëm sa i takon praktikave, mund të ishte ndjekur votimi në ambasada, por shpresoj që të jetë një çështje për t;u diskutuar në vijim, sesi mund të arrihet një konsensus në zgjedhjet e tjera. Sa i takon kufizimit të Covid 19, të personave të infektuar, e kuptojmë që duhet të ishin krijuar kushtet e duhura, që në një mënyrë të ushtronin të drejtën e tyre, por në këtë rast do tia jepja fjalën autoriteteve të vendit.

Përgjigja 3: Për sa i përket shpejtësisë së rezultatit, daljes së rezultatit, nuk do doja që transparenca e procesit të sakrifikohej për shpejtësinë sepse mund të ketë dhe gabime. Sistemi është i komplikuar. Për herë të parë votuesit në Shqipëri, votuesit shqiptar duhet të zgjidhnin partitë dhe kandidatin. Shpejtësia e numërimit të votave nuk ka aq shumë rëndësi për mua sa ka transparenca.

Personat e infektuar me Covid që nuk janë lejuar të votojnë bashke me emigrantët. E vetmja mënyrë për ta mundësuar këtë është me anë të pajisjeve elektronike, por është paksa e vështirë për transparance. Për sa i përket votimit të shqiptarëve jashte, kjo varion ngashteti në shtet. Nuk ka një standard ndërkombëtar në lidhje me kete.

Patjetër që kemi dhe problemin e koronavirsit dhe kufizimet e vendosura. Po e ndjekim me vëmendje situatën. Këto kufizime janë të vendosra ndërkombëtarisht për shkak të pandemisë. Nuk është e lehtë të udhëtosh në këtë periudhë. Gjithçka do tëjetë e shkruar në raportet tona. Të gjitha sfidat, do t’i adresojmë në raportin tonë përfundimtar.


Shtuar 26.04.2021 16:16