PS humbi thellë në Tropojë, Arjola Demiri: Besoni te Rama!

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka ndarë një shkrim të gjatë në lidhje me të gjitha komentet që ka marrë për përfshirjen e saj në politikë. Ajo thotë se është bashkuar me Ramën dhe me partinë e tij vetëm për shkak të realitetit që e rrethon.

Ndër të tjera, Demiri bën të ditur se e kanë fyer, kërcënuar mirëpo të gjitha këtu nuk e kanë intimiduar por vetëm inkurajuar. Për Ramën, ajo shkruan se kryeministri e do Shqipërinë dhe e ka dëshmuar.

Deklarat:

Lumturisht e revoltuar…! Nje vit me pare aspak per anesi politike dhe as si supersticioze u bashkova publikisht me Edi Ramen jo per pikpamje por per perjetimin e nje realiteti premtues ne Vendlindje e me gjere qe mbante vulen dhe kurajon ekskluzive te Edi Rames…! Me kane fyer, intimiduar e kercenuar…por besomeni se jo vetem nuk jam frikesuar e intimiduar por me kane inkurajuar. Nuk eshte ne zakonin tim mallkimi dhe per me teper ne kete Muaj te Shenjte por nuk mund ta fsheh antipatine per ata drejtues-perfitues te Tropojes qe vulosen me turp djallezine, paaftesine dhe pabesine jo vetem ndaj Edi Rames por se pari ndaj Vendlindjes. E turpshme te shperblesh me vote politike ata qe krijuan varre dhe bukurite e shenjta te Valbones i kthyen ne biznes privat. Edi Rama mori voten e te papuneve ne Tropoje biles demokrate por firuan votat e atyre qe ju besuam…!Megjithate ti percjellim mjeranet me postulatin e Jesus Krishtit… “Te mjeret nuk dine se ç’bejne”!Besoni te Edi Rama..ai e don Tropojen dhe e ka deshmuar. Ata qe e keqperdoren dhe prej 8 vitesh dehen me Xhoni e tendera t’i numerojne ditet…! Po troket darka e fundit!


Shtuar 26.04.2021 16:07