Deshi të bëhej e bukur, vajza përfundon si mos më keq nga silikoni

Për tu dukur sa më të bukura, apo tu përngjajnë idhujve të tyre të kinemasë apo muzikës, shumë femra kanë zgjedhur operacionet plastike. Por shpesh dëshira për të qenë sa më perfekte, ka rezultuar fatale për shumë prej tyre.

Duke mos qënë në djeni të rreziqeve që do të kishin, shumë gra dhe vajza, kanë deformuar pamjen më shumë sesa e kanë rregulluar atë shkruan klanplus.

Një rast i tillë është ai i një gruaje nga Wrexham, në veri të Uellsit. Për Sally Roberts, mbushja e buzëve, nuk ka rezultuar e sukseshme. Edhe pse sipas saj kirugjia u krye në nga klinikë të kualifikuar, ajo nuk mund të flasë dhe të ushqehet. Materiali mushës i buzëve, kishte shkaktuar reaksion, pasi Sally nuk e dinte se ishte alergjike ndaj tyre.

Roberts kishte shkuar me urgjencë në spital, për të hequr mbushësin, pasi mund të shkonte në shok anafilaktik. Me një pamje të dalë nga filmat horror, gruaja postoi një video ku i bënte thirrje vajzave dhe grave, të mos bënin të tilla gjëra, pasi do të rrezikojnë jetën e tyre.


Shtuar 26.07.2020 08:33