Detaji që nxorri “zbuluar” çiftin, Megi Pojani “kapet mat” me futbollistin e Kombëtares shqiptare (FOTO LAJM)

Megi Pojani, një figurë publike shumë e komentuar, njihet gjerësisht për tipin e saj çapkën dhe pa koplekse përballë kamerave. Pojani bën namin në rrjetet sociale dhe është mjaft aktive, por për çudi jeta e saj private ka qenë gjithmonë e distancuar nga media.

Por duket se lidhja e saj e fundit ka “rënë në gracë” dhe ajo nuk u mundua ta fshehë.

Megi po shijon pushimet në ishujt ekzotikë të Afrikës, por duket se nuk është vetëm. Ajo ka publikuar një foto nga ishulli Seychelles duke darkuar dhe tavolina vihet re me shikimin e parë se është e njëjta me atë tek fotoja e futbollistit shqiptar Endri Çekiçi.

Endri Çekiçi është futbollisti me origjinë nga Pogradeci, që ka luajtur me kombëtaren, por aktualisht luan për Konyaspor në Turqi./albeu.com/