Mario Gotze dhe Eintracht Frankfurt kanë arritur një marreveshje, dhe rikthimi i gjermanit në vendlindje duket shumë pranë.
30-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2024 me klubin holandez të PSV, por klauzola e lirimit të tij është vetëm 4 milion euro dhe kjo nuk sjell asnjë lloj problemi fituesve të Europa League.
“Sport1” shkruan se tanimë pritet vetëm vendimi përfundimtar nga krerët e klubit gjerman./albeu.com