Barcelona është duke përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për Lewandowskin

Lewandowski do Barcelonën. Pas ofertës prej 30 milionë eurosh, të cilës Bayern Munich as që u mundua t’i përgjigjej, katalanasit po përgatisin një ofertë të re prej 50 milionë eurosh.

Kështu të paktën mbështet “Bild” në raportin e fundit, duke theksuar se Barcelona e do shumë sulmuesin polak dhe shpreson që të paktën me këtë shumë, bavarezët të hyjnë në proces për të shqyrtuar lëshimin e sulmuesit me përvojë.

Vlen të theksohet se kontrata e Lewandowskit do të kompletohet verën e ardhshme, ai ka sqaruar se ëndrra e tij është Barcelona dhe nuk dëshiron të vazhdojë në Bayern Munich dhe pavarësisht 33 viteve të tij, katalanasit këmbëngulin për ta blerë. /albeu.com/


Shtuar 19.06.2022 20:18