Nafta 265 lekë/litri, reagon Berisha: Bordi ka vendosur të zhvatë çdo qindarkë të shqiptarëve

Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Bordit për çmimin e naftës, i cili ditën e sotme ka arritur në 265 lekë për litër.

Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po grabit çdo qindarkë të familjeve shqiptare, duke e cilësuar Bordin si komunist të Ramës.

Po ashtu kreu i PD-së tha se çmimi 265- lekë për litër, është çmenduri, abuzim dhe vjedhje. Ndër të tjera Berisha thekson se duhen të merren masa të menjëhershme, ndryshe kryeministri Edi Rama do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar,.

Reagimi:

Nafta arrin në në 265 lekë për litër.

Rritje tjetër stratosferike e çmimit të naftes.

Bordi komunist i Edi Ramës nuk ka të ndaluar!

Çmimi i naftës shënon sot një tjetër rekord. 265 lekë për litër do të paguajnë shqiptarët duke nisur prej ditës së sotme. Çmënduri! Abuzim! Vjedhje!

Krye-hajduti ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste. Me naftën po bëhej një abuzim i tejskajshëm në vend. Edhe pa krijimin e bordeve situata ishte alarmante, por u zhyt edhe më thellë që në momentin e krijimit të bordeve të vjedhjes.

Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë, e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar./albeu.com