Prej vitit 2000 në hasmëri, si nisi konflikti mes Kasandër Noga dhe Erion Hasanbelliu

Kasandër Noga, autori i dyshuar i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut të dielën në qendër të Brukselit është vënë në pranga. Mësohet se 45-vjeçari shqiptar është ndaluar në Vjenë. Atentati ndodhi më 11 Qershor. Prej asaj dite, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Ndërkohë mediat austriake shkruajnë se ditët e fundit, policia në Vjenë ka qenë në ndjekje të një informacioni se ky person ndodhej në Vjenë.

Gazetari i Artan Hoxha, raporton se 45-vjeçari Noga është arrestuar në një ndërtesë të hënën. Madje ai ka qenë i habitur nga veprimet e autoriteteve austriake, por nuk ka bërë rezistencë. Hetuesit besojnë se i arrestuari ishte nisur drejt Shqipërisë. Policia belge dyshon se në atentatin ndaj Hasanbelliut janë përfshirë dy persona, Noga dhe një tjetër që nuk është identifikuar ende.

Edhe policia shqiptare ka dhënë informacionet e saj në lidhje me këtë rast. Pas shkëmbimeve të informacionit me policinë belge, uniformat blu të Shqipërisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e Nogës. Këtu kanë kuptuar se ai nuk kishte hyrë në Shqipëri.

Është dashur shkëmbimi i informacionit mes policive në Shqipëri dhe Belgjikë për vendndodhjen në Austri të 45-vjeçarit Noga, i cili më pas u vu në pranga.

Atentati ndaj Erion Hasanbelliut tronditi qendrën e Brukselit. 43-vjeçari Erion Hasanbelliu ndodhet në spital në Bruksel në gjendje të rëndë, pas 6 plumbave që mori pas shpine dhe 3 në këmbë.

Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e atentatit ndaj Erion Hasanbelliut. Ky I fundit me autorin e plagosjes prej viti 2000 janë në hasmëri.

Saga e vrasjeve nis me Aqif Hasanbelliun, babain e Erionit. Hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Antverp të Belgjikës.

Kasandër Noga është një emër i njohur i botës së krimit, sipas mediave belge ai akuzohet për të paktën 5 vrasje dhe disa plagosje në këtë vend, por edhe për vrasje të kryera në Shqipëri.

“Është me 4 plumba në trup. Ai vazhdon nën kujdes intensiv. Belgjika ka dënim me të ulët se Shqipëria për vrasje. Autoritetet belge e kapën në Vienë shumë shpejt Kasandër Nogën. Ai u kap në momentin që po vinte në Shqipëri. Sapo kishte dalë nga burgu në Shqipëri. Ai ka dalë nga burgu me kush. Nga avokati Alban Bengasi. Ka paguar një shumë tepër të madhe. Ka qenë në akademinë e policisë për tre vjet. Në atë kohë kanë qenë 27. Tani 24 të klasës së tij janë oficera policie. Ai ka shumë lidhje jo vetëm nga krimi por edhe në polici. E di se si funksionon. Zgjodhi rrugën tjetër. Nuk ka shumë kohë që kanë dalë nga burgu. Brenda 18 muajve të fundit. Edhe Erion Hasanbellit. Edhe Kasandër Nogas. Avokati i tij është shapllur në kërkim.

“Babai i Kasandër Nogës e ka lënë në moshë të vogël. Ai ka qenë nën kujdesin e Xhaxhallarëve. Ai në ngjarjen e Sanatoriumit ka shkuar për llogari të Julian Celës. Kur ka shkuar në spital ka qenë me kapele me automatik. Ai ka gjetur 5 pjestarë të tjerë. Ai ka tentuar që ta bllokojë në dhomë. Zjarri është hapur në një konfrontim fizik. Është vrarë edhe babi i vëllezërve Hysenbelli dhe janë plagosur tre të tjerë. Mbas kësaj ngjarje. Nuk ka pasur konflikt direkt. Ka qenë diku tek 23 vjec. Gentian Hasanbelliu ka qenë i plagosur. Konflikti është mes Julian Celas dhe këtyre personave. Pas kësaj historie. Noga tentoi që ta çonte në fund atë që nisi. Se mendonte se mund të behej objektiv i tyre. Ata marrin vesh adresën e Erion Hasanbellitu dhe shkojnë në Belgjikë për ta vrarë. Një informator u ka dhënë destinacionin se ku do e gjenin. Ai ka qenë në kafe dhe i ka parë i pari ai dhe është futur në banjo. Ai kur ka hyrë në lokal nuk e kanë gjetur aty. Është e kundërta ka shkuar Kasandër Noga në Belgjikë. Ata e kanë ulur vigjilencën. Në atë moment ka hapur zjarr Erion Hasanbelliun. E ka vrarë Çelën dhe plagosi Nogën. Palët përfunduan në burg. Kur Noga ka marrë vesh që është në Belgjikë. Shkoi në mes të rrugëve më të njohur në Belgjikë mu në zemër të Brukselit. Guximi dhe mënyra e realizimit.”

“Ende jemi në pritje që të lidhet saktësisht. Nëse e ka porositur apo ka shkuar vetë atje. Ai ka shumë lidhje në Shqipëri dhe ka shumë informacion,” tha Artan Hoxha./abcnews.al