Dyshohet se është operuar nga zemra, këngëtari shqiptar shtrohet në spital (FOTO LAJM)

Këngëtari shqiptar, Ramadan Krasniqi i është nënshtruar dje një operacioni. Kjo pasi në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku ai shihet i shtruar në shtratin e një spitali.

Një logo e cila gjendet në çarçafin e shtratit të spitalit, është në formën e zemrës, çka ka shtuar dyshimet se Dani mund t’i jetë nënshtruar një operacioni i cili ka lidhje me enët e gjakut ose me zemrën.

Ndërkohë mësohet se këngëtarit po i qendrojnë pranë në spital miqtë e tij.

Kujtojmë që këngëtari 59-vjeçari i cili ka mbi 45-vjet karrierë të bujshme muzikore, vazhdon të mbetet aktiv në skenë.


Shtuar 24.07.2020 12:04