Kreshnik Spahiu ironizon Bashën: Mos e zgjoni se gjumi i mëngjesit është plot ëndrra

Ndërsa PS vijon të kryesojë deri më tani si forcë e parë në vend, Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Në Facebook, Spahiu thotë që mos ta zgjojnë sot Bashën, pasi “gjumi i mëngjesit është plot ëndrra dhe gërhitje”.

Madje Spahiu përmend edhe faktin që Basha nuk është votuar as nga bashkëshortja e tij, ku thotë se Aurela Basha u tregua grua e zgjuar me këtë veprim.

Spahiu shpreh keqardhjen për “500 mijë” militantët e Bashës , për të cilët thotë se kanë gjithë jetën duke pritur të zgjohet i ‘vdekuri’.

“Mos e zgjoni sot Lulzim Bashën, sepse gjumi i mëngjesit është plot ëndrra dhe gërrhitje. Grua e mençur Aurela që nuk e votoi, bashkëshortin, burr i mençur edhe Berisha që po hesht. Yuri Kim e tha troç, por ju s’deshët me e dëgju. Më vjen keq për ata 500 mijë militant, që kanë 8 vjet i besojnë por do i’u duhet ndoshta edhe 16 vjet. E gjithë jeta duke pritur të zgjohet i vdekuri. Kufomat nuk ringjallen!  Mos kërkoni të hap sytë një fosile. Zgjohuni ju o popull: I gjalli me të gjallët, i vdekuri me të vdekur”, shkruan Spahiu.

Kur janë numëruar mbi 33% e votave, PS është në avantazh, ku janë deri më tani forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën, e ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë.


Shtuar 26.04.2021 11:46