Rama ua thotë troç Bashës e Monikës: Me apo pa ju, Parlamenti vendos!

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të presë Opozitën e Bashkuar për të renë dakord në lidhje me listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, kryeministri ka reaguar duke u shprehur u vendosur se Parlamenti do të vendosë për opozitën jashtëparlamentare njësoj si sot, edhe më 30 korrik.

Në një shkrim publik, i bën thirrje që të reflektojnë pasi listat do të hapen dhe refuzimin për të diskutuar për risitë kushtetuese e cilëson si sëmundje të vjetër të opozitës jashtëparlamentare.

“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares!

Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!”. shkroi Rama.


Shtuar 23.07.2020 17:19