Manchester United insiston për Bruno Fernandes, Sportingu nuk lëshon “pe”

Manchester United vijon të këmbëngulë për të transferuar që në janar mesfushorin portugez Bruno Fernandes, ndërsa edhe vetë ky i fundit ka rritur presionin ndaj drejtuesve të klubit për të pranuar ofertën e “djajve të kuq”.

Aktualisht anglezët kanë ofruar 60 milionë euro, ndërsa drejtuesit e Sportingut të Lisbonës këmbëngulin për të të arkëtuar të paktën 80 dhe kanë grumbulluar futbollistin edhe për ndeshjen e klubit.

Në ditët në vijim pritet të ketë një takim mes palëve për të negociuar çmimin, por drejtuesit e Manchester United kanë nisur edhe bisedimet me Interin për uruguaianin Matias Vecino, që sigurisht është plani B, nëse dështojnë për Fernandes.


Shtuar 20.01.2020 12:17