Mbetet mister plagosja në Velipojë, FNSH në kërkim të autorit, 48-vjeçari në gjendje të rëndë

Velipoja u trondit mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri ku mbeti i plagosur 48-vjeçari Pjerin Brushtulli.

Brushtulli është qëlluar me disa plumba në bark, ndërsa bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Forcar e FNSH-së kanë rrethuar zonën dhe janë në kërkim të autori, teksa rrethanat mbeten ende mister.

Mendohet se atentati ka ndodhur në fillim të zonës bregdetare të Velipojës. Ndërkohë burime bëjnë me dije se Brushtulli ka telefonuar vetë policinë pas plagosjes.

Brushtulli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2002.

Brushtulli u arrestua në 2008-të pasi ishte dënuar me 15 vite burg në mungesë për vrasjen e bashkëfshatarit të tij shtetasit Kolec Hila./albeu.com