Ditën e sotme Partia Socialiste e Shqipërisë feston 31-vjetorin e themelimit të saj.
Në selinë rozë është planifikuar një organizim, ndërsa mësohet se nuk do të ketë fjalë të mbajtur nga asnjë zyrtar i kësaj partie.
Gjithashtu bëhet me dije se aktiviteti do të zhvillohet në oborrin para selisë së PS, ku janë vendosur edhe disa tavolina për qëndrimin e të ftuarve.
Mediat dhe gazetarët nuk do të jenë pjesë, ndërsa është vendosur një perimetër i gjerë sigurie pranë selisë është rrethuar duke mos lejuar kalimin pranë.