Georgina dhe Cristiano shpërthejnë me foton para ndeshjes Zvicër-Portugali

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bërë një nga çiftet më të fortë në botën e sportit. Të dy mbështesin njëri-tjetrin në projektet e tyre përkatëse dhe përfitojnë nga çdo rast për të kaluar kohë së bashku, qoftë në çift apo si familje me fëmijët e tyre.

Pak ditë më parë modelja dhe futbollisti shfrytëzuan rastin pikërisht për t’u shkëputur dhe këtë fundjavë e kanë kaluar edhe bashkë. E kanë treguar vetë ata në Instagram, ku Cristiano ka shpërndarë një fotografi që në vetëm tre orë grumbullon më shumë se 4.6 milionë “like”.

Është një foto në të cilën Georgina dhe Cristiano pozojnë të veshur me një “look” nate me të cilin ndoshta kanë dalë për darkë apo kanë marrë pjesë në ndonjë event. Ylli portugez e ka shoqëruar foton me zemër. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)


Shtuar 12.06.2022 14:31