Një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe pa ndjenja në Tiranë. Mësohet se ngjarja është raportuar se ka ndodhur para pak çastesh pranë zonës së Astirit.
Paraprakisht raportohet se personi në fjalë dyshohet të jetë përplasur nga një makinë dhe të jetë hedhur anash rrugës, bën të ditur Dosja.al
Ende nuk dihen detaje për qytetarin në fjalë, si identiteti, gjinia apo mosha. Pritet njoftimi nga Policia e Tiranës për më tepër detaje.