Moti i keq ndërpret furnizimin me energji elektrike në një pjesë të Tiranës

Moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Mësohet se në zona si ish-Ekspozita e bulevardi ‘Gjergj Fishta’ ka mbetur pa energji elektrike.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt elektrik dhe se deri kur mund të zgjasë si situatë.

Shqipëria është pushtuar nga moti i keq. Reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në shume qytete. Ndërsa shkarkesat elektrike kanë shënuar dhe nje viktimë në Malësi të Madhe./albeu.com