Fjoralba Ponari ka bërë bisedën e rradhës me ndjekësit e saj në Insatgram. Ajo ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të tyre dhe padyshim ato kanë qenë të shumta.
Mirëpo, më shumë vëmendje ka tërhequr njëra prej tyre, ku dikush e ka pyetur se si ka mundësi që duket kaq fresk, pa halle dhe strese.
Fjoralba është përgjigjur duke postuar një foto të saj me flokët e rënë, duke treguar stresin e madh që po kalon.
Kujtojmë që moderatorja pak kohë më parë ka humbur nënën e saj dhe ka zgjedhur të mos dorëzohet pavarësisht trishtimit të madh që po kalon.