Beatrix Ramosaj është sot vajza e ditëlindjes. Këngëtarja mbush 28 vjeç dhe sot ka një dhuratë për të gjithë fansat e muzikës së saj.
Me të mbërritur mesnata, Beatrix ka publikuar këngën e saj më të re “Vonë” për të cilën kishte paralajmëruar se do të jetë dhurata e saj për ndjekësit në këtë ditë.
Ndërkohë ajo ka fryrë qirinjtë në 00:00 në shoqërinë e familjes së saj, nënës dhe vëllait të cilët kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj.
Kujtojmë se Big Brother VIP riktheu Beatrix Ramosaj në qendër të vëmendjes në mediat shqiptare si pasojë e lidhjes së saj me Donaldin e cila funksionoi vetëm brenda mureve të shtëpisë më të famshme.
Beatrix ka reaguar së fundmi edhe për ribashkimin e Borës dhe Donaldit e cila u ka uruar të jenë të lumtur./albeu.com/