Vuçiç flet pas samitit: Mund t’i japim Kosovës energji elektrike në këmbim të qymyrit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar sot nga Ohri në përfundim të samitit të Ballkanit të Hapur. Ai pohoi se është i gatshëm të bëjë një marrëveshje me Prishtinën për të marrë një sasi qymyri në këmbim të furnizimit me energji elektrike.

Vuçiç pohoi se ka bindjen se së shpejti do të negociojë me përfaqësuesit e Kosovës në lidhje me këtë temë.

Presidenti serb shtoi se nisma Ballkani i Hapur e ka origjinën nga rajoni. “Duhet të kuptojmë se sa e rëndësishme është të lidhemi, të flasim të dimë se kemi nevojë për njëri tjetrin. Ky është thelbi i nismës. Kjo është në interes të njerëzve sepse Ballkani duhet t’u takojë popujve ballkanikë”, tha Vuçiç./albeu.com