Mjaftoi një foto e Sarah Berishës në rrjetet sociale ku barku i dukej paksa i rrumbullakosur që fansat e saj të mendonin se ishte në pritje të ëmbël. Edhe pse blogerja e njohur ka thënë se plane të tilla janë të largëta, ajo së fundmi është përfolur shpesh për pritje të ëmbël.
Rreth këtyre thashethemeve ka reaguar vetë Sarah, e cila ka deklaruar se thjesht i pëlqen të hajë, por nuk është shtatzënë.
“Nuk e di çfarë kanë me mua. Jam shëndoshur se më hahet. Jo nuk kam qenë dhe nuk jam shtatzënë. Është shumë shpejt”, tha Berisha teksa ishte e ftuar në “Natë me Aulonën”.