Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të qëndrojnë duarkryq përballë testeve bërthamore nga ana e Koresë së Veriut.
Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut, është paralajmëruar për një “përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme” nëse do të kryejë një test të ri bërthamor për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut besojnë se po përgatitet.
Ëendy Sherman, zëvendëssekretarja Amerikane e Shtetit, tha se testi i ri do të përbënte një “shkelje të plotë të zerolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së” dhe nuk do të mbetet pa përgjigje.
Pas kësaj deklarate, 20 avionë luftarakë amerikanë dhe të Koresë së Jugut, duke përfshirë edhe avionë të gjeneratës së fundit, F-35, morën pjesë në stërvitjen mbi Detin e Verdhë, për të cilën Seula tha se u krye për të testuar një “përgjigje të ashpër” ndaj çdo kërcënimi.
Kjo stërvitje vjen menjëherë pasi aleatët testuan 8 raketa në Detin Lindor, si kundërpërgjigje ndaj 8 raketave të Koresë së Veriut të lëshuara të dielën.