SKANDALOZE/ Prej të hënës pret ambulancën! Bashkëshortja e kompozitorit e sëmurë rëndë

Vera Ibrahimi bashkëshortja e kompozitorit të ndjerë, Feim Ibrahimi, shkruan se është e sëmurë prej ditësh.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, zonja Vera, arsimtare në pension, thotë se pret që prej ditës së hënë ambulancën e izoluar në shtëpi.

STATUSI NGA VERA IBRAHIMI:

Edhe mund te jete e vertet… Pas ardhjes se Urgjences diten e hene, pas nje telefonate nga Instituti i Higjienes te marten mbasdreke dhe konfirmimit te tyre qe per dy dite vijne, sot eshte e shtune dhe une pres e semure dhe e izoluar ne krevat…. Mund te isha edhe ne Sharre


Shtuar 18.07.2020 20:43