Britania do të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi, Lavrov del në konferencë për shtyp dhe bën paralajmërimin e madh

Pas SHBA, edhe Britania ka thënë se do t’i dërgojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska do t’i përgjigjet dërgesave perëndimore të armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë duke i shtyrë forcat e Kievit më larg nga kufijtë e Rusisë.

“Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve që Perëndimi furnizon, aq më tej do të shtyjmë vijën nga e cila neo-nazistët mund të kërcënojnë Federatën Ruse,” tha ai në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg.

Rusia ka pohuar se po punon për të çliruar Ukrainën nga nazistët, një pretendim që është hedhur poshtë nga Kievi dhe vendet perëndimore si të pabaza./albeu.com


Shtuar 6.06.2022 14:42

Tags: