Pas ftesës së përfaqësuesit të PS Damian Gjiknurit, opozita jashtëparlamentare shprehu dakordësinë për t’u mbledhur në tryezën e Këshilit Politik.
Ky takim, pritet të mbahet ditën e hënë në orën 11:00.
Në këtë takim, pritet të diskutohen çështjet që ndajnë thelbësisht mazhorancën qeveritare dhe opozitën jashtë parlamentare, ku pika më e nxehtë e debatit qëndron te ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe lejimin ose jo të koalicioneve.