Benzema tërhiqet nga çështja e videos seksuale me Valbuenën, dënohet sulmuesi i Realit

Karim Benzema ka tërhequr apelin në rastin e pamjeve filmike me përmbajtje erotike që e sheh atë të implikuar me akuzën e shantazhit të ish-bashkëlojtarit Mathieu Valbuena për moszbulimin e një videoje seksuale.

Sipas “L’Equipe”, ankesa do të mbahej në Gjykatën e Apelit të Versajës (Yvelines) më 30 qershor dhe 1 korrik. Ndaj Benzema dënohet përfundimisht me një vit burg me pezullim, shoqëruar me 75 mijë euro gjobë, përveç 80 mijë eurove që do t’i paguhet Valbuenës për dëmshpërblim.

Të lidhura

None found

“Klienti im është i rraskapitur nga kjo procedurë. Heqja dorë sanksionon një vendim dënimi dhe në dukje fajtor. Është një e vërtetë ligjore. Por ky nuk është realiteti. Karim Benzema në këtë rast gjithmonë do të deklarohet i pafajshëm dhe jo, nuk ka dashur ndonjëherë të marrë pjesë në një operacion shantazhi ndaj Mathieu Valbuena”, tha avokati i tij për “L’Equipe”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.06.2022 11:31